AktualitetKosovaTë fundit

Për herë të parë Kosova emeton obligacionin shtetëror dhjetë vjeçar

Ministria e Financave (MF) njofton se më 30 korrik 2018 do të mbahet ankandi i parë për emetimin e obligacionit 10 vjeçar, në vlerë prej 10 milionë euro, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Kosovës.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Ky instrument para se gjithash u dedikohet individëve dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata dhe jo vetëm, dhe ka efekte pozitive të shumanshme ekonomike dhe financiare”, thuhet në njoftimin e MF-së, përcjell Telegrafi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi

 

Fraksion.com