Life StyleTë fundit

“Mbreti” i Facebook humb 100 miliardë dollarë; Zuckerberg sheh humnerën

Aksionet e Facebook-ut ranë në pikiatë të enjten në bursa, duke i shkaktuar kompanisë amerikane dëme kolosale.

Firmës iu dogjën praktikisht më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerë tregu  Rënia tërhoqi me vete edhe indeksin Nasdaq, që humbi gati 1%. Problemet erdhën si pasojë e bilancit të tremujorit të gjigandit që i trembi investitorët me ngadalësimin e të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve.

Mesa duket, pasojat e skandaleve të Cambridge Analitica-s dhe Russiagate po ndihen tani më fort se përpara. Facebook-u ende përballet me kritika mbi mënyrën se si ka menaxhuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe përdorimin e të dhënave.

Kompania sqaroi investitorët se pritet t’i shtojë shpenzimet me 50% apo edhe më shumë ndërsa përpiqet të sjellë disa përmirësime në nivel monitorimi të përmbajtjes dhe ato që lidhen me informacionet personale të përdoruesve.

Aktualisht Facebook vlerësohet me 629.6 miliardë dollarë. Plot 2.5 miliardë njerëz përdorin familjen e aplikacioneve të Facebook.

 

Fraksion.com