Thaçi: Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën pothuajse i pamundur; Do ta paraqes në Bruksel
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën është pothuajse i pamundur, raporton Ekonomia Online.
“Në kuadër të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi do të prezentoj kërkesën e institucionalizuar tani më të liderëve dhe qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe Kosovës”.
“Se a do të mund të realizohet kërkesa e tyre do të jetë shumë vështirë, pothuajse e pamundur, por se do ta paraqes në tavolinë, do të njoftoheni shumë shpejt”.
Këto deklarata, Thaçi i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit me liderët e këtyre tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi.
Fraksion.com