Obama: ‘Burrat na kanë ngritur nervat’
Obama nxit femrat të përfshihen më shumë në politikë “sepse burrat na kanë ngritur nervat”
Barak Obamës i ka ardhur në majë të hundës me meshkujt që marrin vendimet në politikë.
Presidenti 44-t i Shteteve të Bashkuara foli në Johannesburg, Afrikë e Jugut, të mërkurën dhe shpjegoi pse mendon se femrat duhet të luajnë një rol më të madh në krijimin e politikave publike.
“Femrat në veçanti, meqë ra fjala, dua që të merrni më shumë pjesë, »-tha ai. “Sepse meshkujt më kanë ngritur nervat kohët e fundit. Çdo ditë lexoj gazetën dhe thjesht mendoj ‘Vëllezër, Çfarë nuk shkon me ju? Cfarë nuk shkon me ne?’ Dua te them, ne jemi të dhunshëm. Ne tallim. E keni parasysh, thjesht nuk merremi me punët tona.”
Obama mund ta ketë patur fjalën për valën e rasteve seksuale në Hollywood dhe jo vetëm, ose për qëndrimet e Presidentit Donalt Trump në çështjet e lidhura me femrat si aborti, por nuk e specifikoi. “Unë mendoj se fuqëzimi i më shumë femrave në kontinent do të çonte menjëherë në politika më të mira,” shtoi ai.
Një grua e re që po përpiqet dhe po depërton progresivisht në kongresin amerikan e dominuar nga meshkujt është Alexandria Ocasio-Cortez në New York, që fitoi zgjedhjet kryesore të Kongresit të distriktit në 26 qershor. Ajo ka mbështetur kandidate të tjera femra si vetja, përfshirë këtu Ayanna Pressley të Massachusetts dhe Cynthia Nixon, që po kandidon për Guvernatore të New York-ut.
Obama nuk i ka suportuar publikisht këto kandidate. Megjithatë, ai mbështeti Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016.
Në Facebook, Obama postoi se vizitoi Afrikën e Jugut me Fondacionin Obama dhe dha një fjalim përpara 200 drejtuesve të rinj oër të nderuar 100 vjetorin e lindjes të Nelson Mandelës. “Jam krenar që kam vizituar Afrikën sub-Sahariane më shumë se çdo president tjetër dhe do të kthehem këtë javë për të vizituar Kenian dhe Afrikën e Jugut,”, shkroiai.
Fraksion.com