Rama, për Reformën në Drejtësi: Opozita si para dy vjetësh; I bie njëri gozhdës dhe tjetri patkoit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ecurinë e Reformës në Drejtësi, dy vite pas miratimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kreu i qeverisë thekson se pastrimi i llumit të madh të drejtësisë ka nisur pa ndalim, ndërsa kritikon opozitën për qëndrimin e saj kundër Vettingut si dhe mosdhënien e konsensusit për miratimin e ligjit të Magjistraturës, i cili u shty për në shtator.
Postimi i Ramës në Facebook:
“Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, shkruan Rama.
Fraksion.com