AktualitetTë fundit

Qeveria shqiptare i akordoi Greqisë 100 mijë euro, ndihmë pas katastrofës

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për t’i akorduar Greqisë 100 mijë euro si ndihmë pas katastrofës që po kalon nga zjarret e tre ditëve të fundit. Sipas vendimit të qeverisë, ndihma i jepet Athinës për të lehtësuar dëmet nga zjarret. Vendimi është dhënë në mbledhjen e fundit, ndërkohë që edhe Rama ka reaguar për tragjedinë.

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Rama ka shprehur mbështetjen e tij për popullin grek në këto orë të vështira.

“Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com