Tragjedia në Athinë: Ka shqiptarë në mes të tyre
162 persona të shtruar në spital si pasojë e flakëve që kanë përfshirë periferinë e Athinës.
Sipas raportimeve ka edhe disa shqiptarë në mes të tyre.
Duke iu referuar komunitetit shqiptar në Greqi, raportohet se në mesin e viktimave janë edhe 5 shqiptarë, mes të ciëlve tre burra dhe dy fëmijë. “Tre burrat shqiptarë janë djegur në një restorant teksa ishin të punësuar aty. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve ne Greqi. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shqiptarët që kanë humbur jetën” – raporton Balkanweb.
50 është zyrtarisht numri i personave që flakët që kanë përfshirë periferinë e Athinës u kanë marrë jetën, teksa deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që mes tyre të ketë edhe shqiptarë. Por fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë. Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë.
Raportohet se janë mbi 1000 banesa dhe mbi 300 automjete të shkrumbuara.
Fraksion.com