AktualitetKosovaTë fundit

Thaçi: Normalizimi me Serbinë, përmes njohjes reciproke

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, tha se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në Hagë në favor të Kosovës konfirmon legjitimitetin e shtetit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Pasi që këto ditë shënuam edhe 8-vjetorin e vendimit të Gjykatës së drejtësisë në Hagë dhe jemi në proces të rëndësishëm të përmbylljes së procesit të dialogut që do të përmbyllet me njohjen mes dy vendeve, dëshiroj që të theksoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është ngjarja më e rëndësishme e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë”.

“Ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e legjitimitetit të Kosovës. Me këtë është bërë legalizimi ndërkombëtarë i Kosovës. Ky vendim i cili u mbështet me një rezolute të asamblesë së OKB-së hapi rrugën për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se njohja reciproke mes dy vendeve do të jetë epilog i këtij dialogu, raporton EO.

“Kosova në fazën përmbyllëse të dialogut të Kosovës dhe Serbisë thekson se normalizimi do të bëhet përmes njohjes reciproke të dy vendeve. Unë e kam theksuar se takimi i fundit ka qenë më i shkurti dhe i vështiri në këto 6 vite. Kosova nuk ka kohë për eksperimente dhe torbulenca politike”.

Ndërkaq, theksoi se Javët e ardhshme do të jenë vendimtarë për liberalizimin e vizave derisa u bëri thirrje partive politike që ta përkrahin procesin e dialogut.

“Kërkoj nga partitë parlamentare që t’i marrin përgjegjësitë e tyre kushtetuese sepse janë duke u vonuar dhe koha po ecën. Unë i mirëkuptoj deklaratat e përgjegjshme që nuk kanë motiv personal kur thonë që kuvendi duhet të ketë rol vendimtar, mirëpo kush po e pengon kuvendin.

I pyetur për deklarimet e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh, ai tha se deklarata të tilla dëgjon nga persona të ndryshëm, shpesh.

“Për shkëmbim territoresh ka kohë që flasin njerëz nga sfera të ndryshme, unë i dëgjoj me vëmendje deklarimet e liderëve politikë dhe në rastin e Lutfi Hazirit, duhet ta dëgjoj me vëmendje se si është theksuar dhe ta ndërtoj opinionin tim. Duhet ta dëgjoj shqetësimin e të gjithë liderëve politikë”.

I pyetur për asociacionin e komunave serbe, ai tha se ky asociacion do të formohet në bazë të kushtetutës së vendit.

“Ky asociacion do të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës. Pretendimet e ndryshme nuk mund t’i frenojmë, mirëpo nuk mund të përfshihen ato gjëra që nuk përfshihen në kushtetutë.

Thaçi foli edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ku tha se zbardhja e kësaj vrasje do të shkaktojë kokëdhimbje në Beograd dhe Prishtinë

 

Fraksion.com