AktualitetOp-EdTë fundit

Steve Bannon do që Evropa të shkojë djathtas

Një vit mbas përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë, këshilltari i Trumpit kërkon të ngrejë në Evropë një fondacion, që të mbledhë të gjitha grupet populiste. Publicisti Tilman Jens flet për rreziqet që vijnë prej Bannonit.

Ithtarët e Frontit Nacional (FN) në Francë e duartrokitën në Kongresin e tyre që u zhvillua në muajin mars në Lile. Steve Bannon, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, festoi edhe vetë dhe duket se ai i shijon ovacionet pas nxjerrjes përjashta nga Shtëpia e Bardhë. “Historia është në anën tonë dhe do të na dërgojë nga fitorja në fitore”, dhe “Patriotë të të gjitha vendeve bashkohuni”, i bëri ai thirrje ithtarëve të FN.

Që në muajin mars u pa ajo që u bë e qartë ditët e fundit: Bannon ka në plan të krijojë një tavan të përbashkët dhe një strategji të përbashkët për grupet dhe partitë populiste të djathta në Evropë, gjë për të cilën do e ndihmojë një fondacion me emrin “The Movement”. Qëllimi i Bannonit, thotë portali i lajmeve “The Daily Beast”, është të ngrejë një “revoltë populiste të djathtë” para zgjedhjeve Evropiane të 2019. Është duke përjetuar Evropa tani një fushatë zgjedhore sipas shembullit amerikan?

Autori dhe publicisti Tilman Jens, ka shkruar më 2017 një libër me titullin “Stephen Bannon – ai që i flet në vesh Trumpit nga errësira”. DW e pyeti atë për Steve Bannon dhe idetë e tij të reja për Evropën.

Deutsche Welle: Në biografinë e shkruar për të ju thoni se Steve Bannon, është rritur në ambient liberal. Çfarë ka ndodhur me të që është kthyer në i djathtë i linjës së ashpër?

Tilman Jens: Bannon është rritur si fëmijë punëtorësh në shtetin amerikan të Virxhinias. E ëma ka qenë socialdemokrate dhe sindikaliste, dhe i ati ka filluar të punojë me vendosjen e kabllove të telefonave. Në vitin 2008, i ati e humbi të gjithë pasurinë në aksione me falimentimin e Bankës Lehman – për të birin një moment kur ai u kthye në avokat të njeriut të thjeshtë. Për Bannon vetë marrja peng e amerikanëve në Iran ka qenë trauma më e madhe e jetës, dhe në vitet 80-të ai u kthye në ithtar të zjarrtë të presidentit amerikan, Ronald Reagan.

Në një intervistë të 2013-ës, Bannon e quan veten leninist, sepse Lenini ka dashur ta shkatërrojë shtetin dhe kjo është edhe qëllimi i tij. Si mund të kuptohet kjo?

Këto gjëra nuk përjashtojnë njëra tjetrn. Në atë kohë ai ishte një leninist i djathtë. Leninizmi është për të një vetëm një numër, që do të thotë: Unë i shkatërroj të gjitha vlerat, që vlejnë edhe për SHBA- tolerancën, miqësinë ndaj të huajve, të menduarit pa kufinj. Të gjitha këto ai i dërgon në djall.

Në fushatën zgjedhore amerikane Steve Bannon ka përdorur me sukses shërbime të diskutueshme të dhënash që kanë luajtur një rol si në firmën e bashkëkrijuar prej tij Cambridge Analytica, edhe në fushatën zgjedhore të Brexit-it. Çfarë do të thotë për Evropën, nëse krijohet një lëvizje evropiane që mbledh të djathtët?

Në fakt Bannon ka ndikuar shumë në drejtimin e fushatës së Brexit-it. Ai bashkë me Boris Johnson, me të cilin është takuar shpesh. Suksesi i ka dhënë hov dhe atë sukses kujton ai edhe tani. Por, kjo do mësohet kur të shihet konkretisht se avancimi do të funksionojë. Rreziku ka të bëjë me atë se ai po lufton me të gjitha mjetet që i përdor pa skrupull për t’ i dhënë fushatës zgjedhore një dimension të ri. Ajo që kemi pasur ne deri tani nuk ka qenë asgjë. Intensioni është shumë i rrezikshëm dhe ai ka nxitur Brexitin dhe fushatn amerikane me strategjinë e tij. Por nuk ka punuar asnjëherë gjatë në një vend dhe unë nuk jam i sigurt nëse do të durojë deri në zgjedhjet evropane të vitit të ardhshëm.

Pse është Bannon i rrezikshëm?

Ai e ka quajtur veten gjithnjë princ të errësirës. Ai nuk është mik i transparencës, qartësisë, përkundrazi ai vepron në sfond. Ai nuk del kurrë në radhën e parë, por vepron si snajperist nga radha e dytë ose e tretë. Kjo është më e rrezikshmja tek Steve Bannon – sidomos kur bën fushatë zgjedhore./DW

 

Fraksion.com