Rama për gjykatat: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social Facebook lidhur me vetingun.
Rama thotë “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”.
Ai shkruan se ky pastrim është shpëtim për dekadat e brezat që vijnë dhe se rilindja e këtyre gjykatave do të ndodhë shumë shpejt.
“Eshtë çështje e vetëm më pak se një viti”, shkruan kryeministri.
Ja postimi i Ramës:
“Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti“
Fraksion.com