Lufta Facebook-iste, Basha Ramës: Je kryeshejtan
Lulzim Basha statusit në Facebook të kryeministrit Rama, “Më mirë djepi bosh se me shejtanin brenda”, i është përgjigjur po me status në Facebook.
Sipas kreut të PD, gjykatat e boshatisura i duhen kryeministrit për të mbrojtur aferat dhe lidhjet me krimin.
Ja statusi i Bashës në facebook
“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë” – shkruan Basha.
Fraksion.com