AktualitetRajoniTë fundit

Katastofa Greqi: Ambasada, nuk ka shqiptarë të lënduar nga zjarret

Greqia po kalon një situatë katastrofike si pasojë e zjarreve që kanë rrethuar Athinën. Të paktën 50 persona kanë humbur jetën deri tani dhe mbi 150 të tjerë raportohet se janë plagosur.

Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe fëmijë. Mijëra qytetarë kanë braktisur banesat dhe janë larguar ku të munden larg flakëve.

Sipas mediave greke zjarri ka djegur mbi 1 mijë banesa dhe qindra automjete.

Shumë qytetarë i janë drejtuar detit për të gjetur shpëtim ndërkohë qeveria greke ka kërkuar ndihmë nga jashtë pasi situata është jashtë kontrollit dhe e papërballueshme për autoritetet.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ambasada shqiptare në Greqi. Përmes një njoftimi ambasada bën me dije se nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar deri tani./a.m.

 

Fraksion.com