Gënjeshtrat tipike të burrave
Unë nuk jam i martuar, apo në dashuri
Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe se po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar.
Je e para me të cilën e bëj këtë gjë
E bëjnë për të bërë përshtypje, ose pse nuk e mbajnë mend. Dhe gjëja e keqe është se ju e dini, ngaqë jua ka rrëfyer një natë kur kishte pirë shumë.
Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja
Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime.
Kurrë nuk do të të bëja të vuaje
Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!
Po, e kam parë, por asgjë nuk ka ndodhur
Nuk është saktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…
E shoh vetëm si shoqe
Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar, por nuk është e vërtetë, përkundrazi! Janë të tërhequr.
Është vetëm një kolege pune
Sa marrëdhënie kanë marrë fund për fajin e një kolegeje në punë!
Do të të telefonoj nesër
Dhe nuk ju ka marrë më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Eshtë një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni. Kur një burri i pëlqen një grua, do tëbëjë të pamundurën për ta takuar, dhe nëse ka humbur numrin, do të dijë se si ta gjejë.
Gratë gënjejnë më mirë se burrat:
Sipas një studimi mbi tradhëtitë, gratë dinë të gënjejnë më mirë se burrat, dhe kjo sipas psikologut Manuel Alarcón Molina, i detyrohet faktit që gratë dijnë të kontrollojnë më mirë emocionet që lidhen me ndjenjat e fajit dhe pendesën, kur kanë një sekret vërtetë të rëndësishëm nuk ia rrëfejnë askujt, as edhe mikeshës së tyre më të mirë.
Fraksion.com