Steve Bannon tek djathtistët e BE si kundërpeshë për Sorosin
Udhërrëfyesi i djathtistëve dhe ish-këshilltari i presidentit, Donald Trump, Steve Bannon do të krijojë një lëvizje të re të djathtë në Europë si kundërpeshë ndaj miliarderit George Soros që mbështet grupet liberale.

Në mars Steve Bannon u takua me populisten e djathtë franceze, Marine Le Pen në konferencën e partisë së saj “Rassemblement National”
Trazim i procesit parlamentar
Një grupim i tillë i fuqishëm do të mund të trazonte seriozisht procesin parlamentar dhe Bannon mund t’i japë një ndikim të madh brenda lëvizjes populiste, thuhet në raportimin e „Daily Beast”. Qëllimi është mbështetja e grupeve populiste, që shpesh operojnë pa struktura profesionale politike dhe buxhete. Për këtë do të ofrohet mbështetje në institute studimore për mbledhjen e të dhënave, sondazhet etj. Bannon kërkon të jetë një kundërpeshë për investitorin amerikan, George Soros, fondacionet e të cilit „Open Society Foundation” mbështesin grupet liberale veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore. Presidenti Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale e vendosi Bannon si kryestrateg e kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të diferencave në qëndrime, rrugët e Trump dhe Bannon u ndanë në gusht të vitit të kaluar, shkruan DW.
Fraksion.com