AktualitetBota+Të fundit

Somali, të paktën 12 të vrarë në një sulm të grupit Al-Shabab

Të paktën 12 persona u vranë të hënën gjatë një sulmi nga militantët e grupit al-Shabab ndaj një baze ushtarake somaleze në rajonin Juba e Ulët.

Zyrtarët i thanë shërbimit somalez të Zërit të Amerikës se në shënjestër të sulmit ishte baza Sanguni, rreth 50 kilometra në veri të qytetit port Kismayo.

Mukhtar Abdi Mohamed, komandant i forcave somaleze në Sanguni, tha se trupat e tij identifikuan dy makina bomb, të cilat i shpërthyen në mënyrë të kontrolluar, para se mjetet e tyre ushtarake të vazhdonin rrugën drejt bazës ushtarake që u sulmua nga militantët.

Mohamed tha se 80-100 militantë sulmuan bazën nga pjesa veriore, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve. Gjatë luftime u vranë të paktën tetë militantë.

Në qershor të këtij viti, në bazën ushtarake të Sangunit u vra një ushtar amerikan nga një sulm me mortaja nga grupi al-Shabab. Nuk ku informacione nëse në gjatë sulmit të së hënës në bazë kishte të pranishëm ushtarë amerikanë.

 

Fraksion.com