AktualitetTë fundit

Vlorë: Tritol makinës; Shpërthimi ndërsa pronari po shkonte drejt makinës

Një shpërthim i fuqishëm tritoli u regjistrua në Vlorë mëngjesin e sotëm.

Lënda plasëse ishte vendosur në makinë të parkuar në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.

Shpërthimi është dëgjuar në orën 7:30, në afërsi të Stacionit të Trenit, ndërsa makina me targa AA 720 FD rezulton në pronësi të 30 vjeçarit, Agim Islamaj.

Shpërthimi ka ndodhur në një kohë kur sipas burimeve, pronari i mjetit bashkë me familjarë po shkonte drejt makinës.

Mbi këtë fakt, grupi hetimor ka ngritur dyshimin se shpërthimi është një mesazh për të ose për njerëz të tjerë të lidhur me 30 vjeçarin.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar por vetem dëme materiale në mjet, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Policia kreu veprimet e para në vendngjarje, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe pronarin e makinës, por ende nuk ka detaje nga deklarimet e tij.

 

Fraksion.com