Kapet grabitësja e karburanteve: Me armë gjahu dhe doreza; Kush është 31-vjeçarja?
Një 31 vjeçare është vënë në pranga nga policia pasi së bashku me një të afërm ishte kthyer në tmerrin e karburanteve në Fier e Mallakastër. Anna Malaj, nga Mallakastra dhë kushëriri i saj 22 vjeçar nën kërcënimin e një arme gjahu grabitën një karburant në fillim të muajit korrik, ndërsa dështuan në dy raste të tjera, në harkun e dy javëve.
Anna Malaj, nga Mallakastra dhë kushëriri i saj 22 vjeçar nën kërcënimin e një arme gjahu grabitën një karburant në fillim të muajit korrik, ndërsa dështuan në dy raste të tjera, në harkun e dy javëve.
Një 31 vjeçare nga Mallakastra, është mes të paktave gra të arrestuara vitet e fundit për grabitje me armë zjarri në vendin tonë.
Anna Malaj, u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi dyshohet se qëndron pas grabitjes një karburanti dhe tentativës për të grabitur dy të tjerë.
Ajo vepronte bashkë me kushëririn e saj 22 vjeçar të identifikuar vetem me inicialet E. G, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, këta persona nën kërcënimin e armës gjatë orëve të vona të natës, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.
Dyshja veproi për herë të parë në 2 korrik, ku vodhën 30000 lekë të reja në një pikë karburanti në fshatin Levan.
5 ditë më vonë, më 7 korrik ata tentuan që nën kërcënimin e armës të vjedhin pikë karburanti në Mallakastër, por në atë rast u larguan pasi ndeshën kundërshtim nga ana e rojes.
Ndërsa më 17 korrik, grupi i kushërinjve tentuan të grabisin një karburant në lagjen “1 Maji” në Fier nën kërcënimin e një arme gjahu.
Policia sekuestroi një makinë me të cilën dy ata qarkullonin për të kryer grabitjet, një armë gjahu, 6 fishekë dhe 4 targa të falsifikuara.
Ndaj 31 vjeçares dhe kushëririt të saj tashmë rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”
Njoftimi i Policisë së Fierit
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë. Ndalohet autorja, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Sekuestrohet arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:
•Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
•E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.
Ngjarjet e dokumentuara
Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.
• 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.
• 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.
Fraksion.com