Life StyleTë fundit

Furçat e ndotura mund të jenë arsyeja përse ju dalin puçrra; Ja si t’i pastroni

Aplikimi i makeup-it me furça të papastra mund të jetë shkaku kryesor i krijimit të vatrave të baktereve në sipërfaqen e lëkurë suaj. Ndonëse furçat mund t’i përdorni vetëm ju kjo nuk do të thotë që mund t’i lini pa pastruar. Grumbullimi i lëkurave të vdekurave, grimcave të makeup-it bën të mundur që lëkura të irritohet, kryesisht në zonën e mollëzave.

Furçat që përhapin kremin pudër duhen larë çdo një jave dhe duhen ndërruar çdo 3 muaj nëse i përdorni thuajse çdo ditë.
Ajo që duhet të bëni është thjesht t’i njomni me ujë dhe t’i lani me sapun të lëngshëm deri sa furça të pastrohet plotësisht. Hidheni sapunin e lëngshëm në pëllëmëbën e dorës dhe me lëvizje rrethore pastroni furçën derisa uji të jetë i pastër dhe jo i ndotur. Mos e shformësoni me dorë sepse qimet e furçës mund të jenë sintetike dhe të mos kthehen në gjendjen e mëprashme. Lërini të thahen dhe mund t’i përdorni sërisht pa patur frikën se lëkura do t’ju acarohet.

 

Fraksion.com