AktualitetTë fundit

Micotakis: Referendumi do të arrijë

Lideri i Demokracisë së Re opozitare greke, Kirjakos Micotakis konsideron se referendumi  në vendin fqinj verior do të ketë sukses,  por thekson se  njohja e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase në Marrëveshjen e Prespës është diçka e papranueshme.

Micotakis në intervistë për “Zidojçe cajtung” edhe njëherë e shpreh pakënaqësinë e tij nga arritja e Marrëveshjes, por shton se përderisa ai ratifikohet në Parlamentin grek do ta respektojë”, transmeton MIA.

“Qartë thashë se nuk mendoj se kjo marrëveshje është e mirë. Demokracia e Re, do të votojë kundër,  edhe kur të vjen për votim. Por, dukshëm do të duhet ta respektojë  si obligim kombëtar, të Greqisë, përderisa ratifikohet  nga Parlamenti grek”, thotë ai.

Në shënimin e gazetarit për “Zidojçe cajtung” se gjuha maqedonase është pranuar  në dokumente të KB-së që nga viti 1977 Micotakis përgjigjet se “ajo nuk është e njëjtë.

“Çështja e Shkupit është e ndjeshme. Shumica e grekëve e hedhin poshtë marrëveshjen. Veçanërisht në Greqinë veriore shumë njerëz janë të mllefosur. Qindra firma greke  e shfrytëzojnë termin “Maqedonia” për prodhimet e tyre. Nuk do të na pengojë përderisa themi se gjuha  e cila flitet në Shkup është sllavo-maqedonase, por jo maqedonase”, thekson Micotakis.

Përmend se vendit fqinj i paraprin referendumi  dhe sipas tij Marrëveshja do të pranohet. Shton se referendum i tillë në Greqi nuk mund të kalojë.

“Unë nuk dëshiroj referendum por  çështjet politike – të jashtme duhet t’i zgjidh Parlamenti. Ajo duhet të na detyrojë të mendojmë. Zotri Cipras  nuk na ka konsultuar as për këtë rast. Ai dëshiron ta shfrytëzojë  temën  që ta ndajë  partinë time,  por unë nuk e luaj rolin e tij. E rëndësishme për të ardhmen e Greqisë është. Demokracia e Re të mbetet e bashkuar dhe të mund të ndërtojë qeveri të fuqishme proqeveritare”, theksoi Micotakis.

Në lidhje me atë nëse konsiderohet se zgjedhje të reja  duhet të ketë pas ratifikimit të Marrëveshjes, Micotakis përgjigjet negativisht.

“Fqinji jonë jugor nga ne fitoi diçka, që asnjë qeveri greke deri tani  nuk ishte e gatshme ta japë: të drejtën e kombësisë maqedonase dhe gjuhën maqedonase, edhe pse vendi  do të quhet Maqedonia Veriore. Ajo është një paradoks, shtoi ai në intervistë për Zidojçe cajtung./koha.mk

 

Fraksion.com