Donald Trump kërcënon me taksa doganore për të gjitha prodhimet kineze
Kërcënimet e presidentit Trump për ngritjen e tarifave doganore jo vetëm për prodhimet kineze por edhe për automjetet nga BE-ja bëjnë nervozë investitorët.
“Presidentin Xi e dua shumë, por kjo ishte shumë e padrejtë”
“Nuk e bëj këtë për politikën”, tha Trumpi. “Unë e bëj këtë për të bërë gjënë e duhur për vendin tonë”. Shtetet e Bashkuara janë shfrytëzuar nga Kina për një kohë të gjatë.
Trumpi e argumenton politikën doganore ndëshkuese, e cila kritikohet edhe në SHBA, me deficitin e madh tregtar amerikan ndaj Kinës, të cilën ai konsiderohet si një shprehje marrëdhëniesh të padrejta tregtare: “Unë dua t’i tremb, unë nuk dua që ata të kenë probleme, unë e dua vërtet Presidentin Xi, por kjo (tregti) ishte shumë e padrejtë. ” Republikanët e kishin kërcënuar Kinën në qershor me tarifave doganore ndëshkimore me një vlerë deri në 400 miliardë dollarë.
20 përqind taksa doganore për automjetet evropiane
Edhe me evropianët Trumpi ka mosmarrëveshje. Pas doganave të vendosura tashmë për çelikun dhe në aluminin që aplikohen gjithashtu për produktet e BE-së, Trump ka kërcënuar se do të vendosë detyrime doganore prej 20 përqindësh për importin e automjeteve evropiane, nëse BE nuk heqë barrierat tregtare.
Tregjet e aksioneve reaguan me humbje ndaj kërcënimeve të reja të presidentit amerikan. Si në Wall Street edhe në Frankfurt tregjet e aksioneve shënuan rënie. Prej kërcënimeve nga Uashingtoni shënuan humbje sidomos aksionet e koncerneve Volkswagen, Daimler dhe BMW.
Fraksion.com