AktualitetRajoniTë fundit

Presidentja kroate zemëron rusët për komentet në Tiranë

Deklaratat e presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic në Tiranë kanë shkaktuar bujë edhe në Rusi.

Sputnik shkruan se ajo është shprehur se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër armësh.

“Ne kemi qenë vërtet vëllezër armësh para se të anëtarësoheshim në NATO,” tha ajo, duke i bërë jehonë konflikteve të viteve ’90 në Ballkan.

Sipas Sputnik, kjo deklaratë është publikuar nga faqja zyrare e presidentes kroate.

“Shumë shqiptarë kanë humbur jetën për Kroacinë dhe më besoni, nuk ua harrojmë kurrë,” tha ajo.

Sputnik thekson se gjatë luftës kroate për pavarësi nga vitet 1991-1995, shqiptarët luftuan krah kroatëve.

Shteti kroat i ka vlerësuar me mirënjohje në vitin 2016.

 

Fraksion.com