AktualitetBota+Të fundit

Identifikohen atentatorët e dyshuar për rastin Skripal

Sipas mediave hetuesit britanikë kanë identifikuar me ndihmën e kamerave të vëzhgimit rusët e dyshuar si atentatorë në rastin Skripal. Rusia kërkon nga autoritetet britanike një deklaratë zyrtare.

    
Policia britanike me sa duket ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me gazit helmues ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia. Fjala është për disa rusë, njoftoi agjencia britanike e lajmeve PA, duke cituar një burim nga organet e hetimit.

Hetuesit kanë analizuar regjistrimet e kamerave të vëzhgimit dhe i kanë krahasuar me të dhënat e personave që kanë hyrë në Britaninë e Madhe në periudhën në fjalë. Hetuesit janë “të sigurt” se të dyshuarit janë rusë. Scotland Yard nuk i komentoi fillimisht njoftimet në media.

Ndërkohë Rusia kërkoi nga autoritetet britanike një deklaratë zyrtare lidhur me dyshimet e reja. “Dua që këto t’i dëgjoj nga Scotland Yard-i ose Ministria e Jashtme”, jo nga shtypi, tha ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Aleksandër Jakovenko, njofton agjencia ruse Interfax. Rusia sipas tij është e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet britanike.

A kishte helmi të njëjtim burim?

Ish-agjenti i dyfishtë rus Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në mars në Salisbury me helmin nervor Novitshok. Që të dy arritën të mbijetonin. Qeveria britanike fajësoi Rusinë për sulmin, por kjo i hedh poshtë akuzat.

Javën e kaluar u bë e ditur se një grua 44-vjeçare e cila tashmë ka vdekur dhe dhe një burrë 45-vjeçar kishin qenë në kontakt me helmin nervor që gjendej në një shishe të vogël. Tani duhet të përcaktohet nëse helmi vjen nga i njëjti burim si substanca me të cilën u helmuan Skripali (67) dhe vajza e tij (33).

Hetuesit e konsiderojnë të mundshme që të dy rastet janë të lidhura me njri-tjetrin. Londra e akuzoi Moskën se ishte organizatore e tentativës së vrasjes së Skripalëve. Helmi Novitshok është krijuar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe më vonë me të është eksperimentuar edhe në vende të tjera. Kremlini i mohon akuzat. Çështja shkaktoi një krizë diplomatike serioze. Më shumë se 20 vende dëbuan nga vendet diplomatë rusë. Rusia reagoi gjithashtu me dëbime./DW

 

Fraksion.com