AktualitetTë fundit

Gjermani: Sulm me thikë në autobus; Plagosen 15 pasagjerë

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin gjerman Luebeck.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur brenda një autobusi ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar pasagjerët.

Kurse policia e shtetit verior të Schlesëig-Holstein shprehet se po vijon operacionin për kapjen e autorëve.

“Po zhvillohet një operacioni i gjerë në Luebeck. Po hetojmë situatën për të nxjerrë detaje të reja.” njoftonn policia lokale.

Paraprakisht mendohet se janë të paktën 15 persona të plagosur, shifër që mund të rritet në orët në vijim.

Autori dyshohet se është një 30-vjeçar me origjinë iraniane.

 

Fraksion.com