AktualitetTë fundit

DSIK: 200 prokurorë e gjyqtarë kanë pasur kontakte me krimin

200 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë kanë lidhje me grupet kriminale. Kjo është përgjigja që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. DSIK në shkresën e tij tregon format se si gjyqtarët dhe prokurorët kanë komunikuar me njerëz që janë pjesë e krimit të organizuar

“Kontakte të papërshtatshme të evidentuara janë në lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi i qëllimshëm, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit” thuhet në raportin e DSIK. Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpjegon se DSIK thotë në përgjigjen e tij se 200 nga 800 subjektet e rivlerësimit në drejtësi nuk plotësojnë kushtet për të vijuar detyrën, gjithmonë sipas raportit të DSIK.

Sipas Shkresës së Drejtorisë së Sigurimit dhe Informacionit të Klasifikuar asnjë prej 200 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë pasur kontakte me anëtarë të krimit të organizuar, nuk është vlerësuar si i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Emrat e 200 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë pasur kontakte me krimin e organizuar nuk bëhen të ditur nga DSIK, por kjo listë I është dorëzuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Ii cili po kalon në sitë prokurorët e gjyqtarët.

 

Fraksion.com