AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Nesër, fati i Teatrit ju vjen te shtepia

Kreu i Partisë Denokratike, Lulzim Basha  në një bashkëbisedim me gazetarët, sot ka vënë theksin edhe njëherë për ligjin për Teatrin.

Basha theksoi qëndrimin e pandryshuar të Partisë Denokratike, për të mos u dorëzuar në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, nga prishja e planifikuar nga qeveria.

“Ajo që ka ndodhur me Teatrin është atenat i lirive dhe të drejtave të çdo qytetari. Në histori ka ndodhur si me hebrenjtë në Luftën e Dytë botërore. Europa Nostra e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore evropiane, jo vetëm shqiptare. Një organizatë prestigjioze që mban në qëndrim të qartë ndërkohë Rama me lakejtë e tij janë vërsulur si talebanë për të shkulur një pjesë të trashëgimisë kulturore me gjithë historinë dhe vlerat që mban.
Atyre që kanë humbur kurajon që janë zbuluar si me karakter të dobët para qytetarëve u them merrni shembull dhe rikthehuni në betejën për mbrojtjen e vlerave të teatrit, nderkohe i them kryetalebanit që çdo ditë e më shumë demaskohen para shqiptarëve e para botës synimet mafioze mbi të cilat është ngritur përpjekja për teatrin.

Kjo është prova gjenerale për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë. Nëse lejoimë një ligj special të grabisë pronë publike për t’i dhënë pa garë një aktori të dyshuar mundësinë të fitojë 205 milionë euro ndërkohë që s’ka Gjykate Kushtetuese, do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithçka… Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua ti kujtoj kryetalibanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në luftën e dytë botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta te rezistojë me te gjitha format dhe mënrya për të parandaluar që nesër fati i Teatrit t’i vijë te shtepia e tyre, vendi i punës dhe liritë e tyre.”,tha Basha.

 

Fraksion.com