AktualitetTë fundit

Policia rrethon Radhimën, i shpalluri në kërkim qëllon forcat e rendit

Forcat e policisë janë përballur me një situatë të vështirë pasditen e së enjtes ne Vlorë.

Mësohet se gjatë operacionit për arrestimin e të kërkuarit Jorgaq Gjini, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ‘bluve’, shkruan JavaNews.al

Informacionet e para flasin për një aksion që po zhvillohet në Radhimë.

Për shkak të situatës së krijuar, policia ka rrethuar zonën dhe ka kërkuar përforcime.

Nga Vlora raportohet se Gjini është arrestuar ndërsa ai ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Raportohet se ky shtetas ka marrë një plumb në kofshë dhe është jashtë rrezikut.

 

Fraksion.com