AktualitetTë fundit

Mustafaj e Ruli vizitë në PD: Pimë kafe dhe biseduam; Kanë tokë për të punuar rrotull shtëpisë

Genc Ruli e Besnik Mustafaj, dy prej themeluesve te PD,  jane rikthyer ne seline e Partise Demokratike pas më shumë se një viti për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.  Dy ish-funskionarët njihen si kritikë të Bashës,  ndërsa Genc Ruli, në një prononcim të shkurtër për mediat nuk  e përjashtoi mundësinë e rikthimit në poliotikë aktive.

Që dy, që prej hartimit te listes per deputetë kanë drejtuar kritika të forta kundrejt lidershipit të Bashës, por sot duket se gjërat kanë ndryshuar.

“Pimë kafe dhe biseduam për ato tema që mund të bisedohen në një takim informal”, tha Besnik Mustafaj.

Nga politika aktive janë tërhequr pa afat. Të dy kanë edhe tokë për të punuar rrotull shtëpisë.

“Pa sistemuar bahçen dhe pemët nuk kthehem të merrem me politikë”, tha Ruli.

E vecanta e kafes ishte prania në takim edhe e liderit historik Berisha. Edhe pas pozicionimit të tij në krah të atyre që i kërkuan dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, Mustafaj është takuar disa herë me Bashën.

“Asgjë personale” thotë se është parimi që e bën të jetë pranë PD, edhe pse herë ftohtë e herë ngrohtë.

Vizita në Partinë Demokratike e dy ish-funksionarëve, erdhi pas ceremonisë së përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e oborrit të  Kuvendit.

 

Fraksion.com