AktualitetBota+Të fundit

Izraeli shndërrohet në “shtet kombëtar hebre”

Parlamenti izraelit ka miratuar mes debatesh të shumta, një ligj që njeh Izraelin si “shtetin e kombit hebre” dhe si shtëpi të popullit hebre.

Miratimi i këtij ligji shkaktoi debat të shumtë nga komuniteti arab që jeton në Izrael, ndërsa deputetët arabë protestuan në sallë, duke valëvitur flamuj të zi.

Me ligjin e ri të miratuar, gjuha hebreje bëhet gjuhë zyrtare e Izraelit, duke anashkaluar atë arabe, pasi deri tani të dy gjuhët ishin zyrtare.

Gjithashtu, statusi i ri shpall Jerusalemin si kryeqytetin me të drejta të plota të Izraelit dhe thekson se hebrenjtë kanë një të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare atje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com