Çiljeta si Albëria Hadëgjonaj; Pendohet për atë që ka bërë vite më parë
Janë të shumtë personazhet e njohura të shoëbizit shqiptar që kanë zgjedhur të ndryshojnë pamjen e tyre me kalimin e viteve falë ndërhyjeve estetike. Në rastin më të mirë disa prej syresh kanë arritur të ruajnë diçka nga fizionomia e tyre e mëparshme dhe të duken bukur, sakaq në rastin më të keq, i cili është edhe më i përhapuri, shumë prej atyre që shohim çdo ditë në ekran apo në skenë janë kthyer në një kopje të keqe të njëri-tjetrit. Aq sa nuk do të ishte habi që edhe të identifikonim dorën e ‘’Made in…’’ që i ka katandisur në këtë mënyrë. Por ndërkohë që me qindra të rinj dhe të reja frymëzohen nga modelet e rrjeteve sociale dhe kërkojnë të bëjnë identik të njëjtën gjë tek vetja, ka edhe nga ata që janë penduar për prekjet që kanë bërë në fytyrë dhe trup.
Vetëm pak ditë më parë, Albërie Hadërgjonaj do të pranonte në studion e Rudina Magjistarit që ishte e pakënaqur me formën e hundës dhe se fytyrës së saj i mungonte tanimë shprehia. Dhe pas saj një tjetër artiste ka shprehur pendesë për operacionin e kryer në hundë.
Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila teksa ka postuar në Instastory një sekuencë nga ‘’Ishte kohë për dashuri’’, film ku ka luajtur 16 vite më parë është përballur me një pyetje të çuditshme nga një fanse.
Mirë e ke pasur hundën, ç’pate që e operove?”,-ka shkruar ajo. Ndërsa vetë bukuroshja e ekranit i ka kthyer përgjigje duke lënë të kuptohet se është penduar edhe vetë për këtë gjë. Ajo ka theksuar se ka qenë veprim i pa menduar.
Fraksion.com