Shkodër: Rrufeja godet tre anëtarë të një familje; Një vdes e dy plagosen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku rrufeja ka plagosur 3 anëtarë të një familje, ku për pasoje njeri prej tyre ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suka, gjatë kohës kur ata po punonin tokën.
Mësohet se personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të plagosur (dhe viktimës) si dhe gjendja e tyre shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë kur ndodhin ngjarje të tilla, të cilat kanë marrë edhe jetë njerëzish.
Fraksion.com