AktualitetLife StyleSportTë fundit

Presidentja kroate përdori të njëjtën strategji si në samitin e NATO-s: Ja dhurata që i dhuroi Putinit

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në takimin me homologun e vet rus, Vladimir Putinit, para ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018 mes Francës dhe Kroacisë të dielën, i dhuroi atij një fanellë të ekipit kombëtar kroat si shenj falënderimit për organizimin e mirë të turneut.

Kroacia e Grabar-Kitarovic e mposhti Rusinë e Putinit në çerekfinale të Kupës së Botës në rrugë drejt finales historike të së dielës, por që nuk mundi të mposhtë dot Francën.

Në ditën e finales, liderja kroate e takoi presidentin rus për ta falënderuar për organizimin madhështor të Kupës së Botës dhe si si shenjë falënderimi  i dhuroi presidentit  Putin edhe një fanellë të Kombëtares kroate me numrin nëntë.

Ajo ka përdorur të njëjtën strategji si në samitin e NATO-s edhe me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Pasi në samit Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviçajo i dhuroi Presdidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministres Angleze Theresa May një bluzë të kombëtares kroate.

“Jemi krenarë që kemi marrë adhurues nga ky sport fantastik nga e gjithë bota. E kemi shijuar pafundësisht këtë muajt, bashkë me të gjithë tifozët që kanë ardhur nga e gjithë bota. Jam i sigurt që miqtë tanë në Katar 2022 do bëjnë një Kupë Bote po aq të bukur, sa në nivelin tonë. Jemi gati të ndajmë me ta eksperiencën që kemi fituar gjatë këtij organizimi. Do bëjmë gjithçka që futbolli të arrijë misionin e vet human, të bashkojë popujt, vendet dhe kontinentet” – u shpreh Putin.

 

 

Fraksion.com