Modelja ngjitet në pasarelë duke i dhënë gji foshnjës
Modelja e Sports Illustrated i ka shokuar të gjithë ku u shfaq në pasarelë duke ushqyer fëmjën me gji.
Mara Martin eci në pasarelë në Miami të hënën së bashku me vajzën e saj 5 muajshe Aria.
Modelja ishte veshur me bikini ngjyrë argjendi dhe zbuloi në mënyrë strategjike gjoksin e djathtë, duke lejuar Arian që të ushqehej.
Foshnja e vogël mbante në veshë kufje në debutimin e saj të parë të modelimit, për të shmangur frikësimin dhe tronditjen nga brohoritjet dhe duartrokitjet e të ftuarve në shfaqje.
Falë zgjedhjes së saj Mara ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e eventit.
Fraksion.com