Media daneze rendit Durrësin, si destinacion europian; Bregdet i bukur dhe lirë
Media daneze “Politiken.dk” përmes një artikulli për turizmin, ka shkruar për vendet më të dashura për të pushuar sipas preferencave të vetë danezëve, kryesisht në Europë.
Në mesin e tyre renditet edhe Durrësi. “Ju mund të udhëtoni drejt Europës lehtësisht, Nga Nafplio (Greqi), Limnos (Greqi) dhe Durrës.”, shkruan media e njohur daneze.
Sikurse tregohet në artikull, për të pushuar danezët zgjedhin destinacione kryesisht nga Rhodos, Qiproja, Kreta dhe Alanya. Megjithatë sipas tyre, vizitat në Greqi dhe më pas, aksesimi i Durrësit, është një rrugë që ofron një shans të ri për eksplorim.
Sipas CEO i Bravo Tours, Peder Hornshoj, ka shanse më të mëdha që këtë vit, danezët vetë që udhëtojnë në Greqi, më pas në Shqipëri dhe pastaj, rrugën drejt Spanjës.
“Më konkretisht, në Kretë dhe Majorca. Ata kanë qenë destinacionet e udhëtimit të preferuar për shumë vite dhe danezët ende preferojnë që të shkojnë atje, “thotë ai.
Agjencitë e udhëtimit Bravo Tours, Spies dhe Apollo kanë caktuar një numër destinacionesh të ndryshme që danezët mund të zgjedhin këtë vit:
Rruga 1:
1. Azores, Portugalia – natyra, balena dhe pamja e bukur
2. Tolo / Nafplio, Greqi – përvoja të mëdha të kontinentit grek
3. Kalabria, Itali – plazhet më të mira me rërë në vend
Rruga 2:
1. Limnos, Greqi – ishullin grek
2. Sarandë, Shqipëri – udhëtim vetëm gjysmë ore nga Korfusi grek
3. Korsikë, Francë – male të larta të pyllëzuara, plazhe me rërë të butë dhe shkëmbinj
Rruga 3:
1. Zona e Zagorisë, Greqia – një zonë mahnitëse natyrore në Greqinë veriore
2. Durrësi, Shqipëri – një peizazh i bukur bregdetar dhe çmime të ulëta
3. Mali i Zi – një vend me shumë përvoja kulinare dhe kulturore
Fraksion.com