AktualitetEkonomiTë fundit

Italia 5 milion euro kredi të butë për arsimin profesional në Shqipëri dhe inovacionin

Qeveria italiane do të akordojë 5 milion euro kredi të butë për arsimin profesional në Shqipëri dhe inovacionin. Pritet ratifikimi i  marrëveshjes financiare,  ndërmjet  Këshillit  të  Ministrave  të  Republikës   së   Shqipërisë,   të   përfaqësuar   nga   Ministria   e   Financave   dhe   Ekonomisë,  dhe  Cassa  Depositi  e  Prestiti  S.p.A.,  Për programin  e  Arsimit  dhe Formimit Profesional nëpërmjet Inovacionit.

Në bazë të kushteve dhe afateve të përcaktuara në këtë Marrëveshje Financiare bëhet fjalë për pesë milion euro, për një kohëzgjatje rreth 22 vjet, shkruan Monitor.

Sipas dispozitave të bëra publike në këtë marrëveshje, kushtet janë si më poshtë:

  • Periudha e  Faljes:  120  (njëqind  e  njëzet)  muaj,  duke  filluar  nga  data  e disbursimit të parë në Llogarinë e Posaçme;
  • Shlyerja: 24 (njëzet e katër) këste principali të njëpasnjëshme, të barabarta, çdo gjashtëmujor,  i  pari  nga  të  cilët  bëhet  detyrim  për  t’u  paguar  120 (njëqind e njëzet) muaj pas disbursimit të parë;
  • Norma e interesit: 0.00% (zero pikë zero për qind);
  • Qëllimi i kreditimit: “Programi i arsimit dhe aftësimit profesional nëpërmjet inovacionit”.

Marrëveshja parashikon që, kjo kredi e butë do të ndahet në katër komponentë: 1.26 milionë euro do të synojnë financimin e rehabilitimit dhe ndërtimit të infrastrukturës; 2.24 milionë euro që synojnë financimin e laboratorëve dhe pajisjeve; 1.33 milionë euro, që synojnë financimin e asistencës teknike institucionale; dhe 162 mijë euro për asistencë ndaj MMSR

Kredia e Butë do të jetë e disponueshme për disbursim nga data në të cilën të gjitha kushtet e përcaktuara në nenin 7 dhe 8 do të jenë përmbushur ose hequr nga CDP-ja, deri në (dhe duke përfshirë) datën që korrespondon 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Financiare. Kjo periudhë mund të zgjatet nga CDP-ja me kërkesën me shkrim të Huamarrësit, në bazë të miratimit paraprak të autoriteteve kompetente italiane, të njoftuar me shkrim tek CDP-ja para datës së skadimit të periudhës së disbursimit.

Rezultatet e pritshme sipas marrëveshjes, sipas relacionit janë Favorizimi i hyrjes në botën e punës të studentëve të Institutit Bujqësor Rakip Kryeziu në Fier dhe Institutit Mekanikë Bujqësor në Lushnje; Ngritja e një Qendre Multifunksionale Trajnimi në Istitutin Bujqësor “Rakip Kryeziu” në Fier; Fuqizimi i Instituti Mekanikë Bujqësor në Lushnje; Përpunimi dhe transmetimi i kurrikulave arsimore të studentëve në përputhje me standardet e BE-së; Krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe efikase mes dy shkollave profesionale dhe tregut të punës në sektorin e bujqësisë dhe agro-ushqimor; Sigurimi i koherencës dhe sinergjisë me programimin IPA II në Shqipëri përsa i përket punësimit dhe formimit profesional.

 

Fraksion.com