AktualitetTë fundit

Hahn: Shqipëria dhe BE ‘partnerë biznesi’

Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn u shpreh në mbledhjen e përbashkët të qeverisë se nuk duhet humbur kohë, dhe se procesi përgatitor është faza e parë parë e procesit të negociatave.

“Duhet parë si një mundësi për të diskutuar zhvillimet më të fundit të marrëdhënieve midisi BE dhe Shqipërisë dhe natyrisht kryeministri iu referua disa detyrave dhe sfidave me të cilat përballen. Këshilli paraqiti shtegun që çon drejt hapave për anëtarësim. BE dhe shtetet anëtare kanë theksuar në mënyrë të qartë angazhimin e tyre të fortë ndaj politikës së zgjerimit si politikë kryesore e suksesshme unionit tonë. Unë gjithnjë e them këtë fjali, ne ose do të eksportojë stabilitet ose do të importojmë instabilitet. Dhe mendoj se ky është përshkrimi më i mirë në një fjali të shkurtër për atë çka është arsyeja. Po nuk është vetëm kjo. Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor gjithmonë e them se do të ishte kompletimi i diçkaje që sipas asaj që di unë ka filluar që në 1989 që në rënien e perdes së hekurt e kur Evropa nisi të ribashkohej”, tha Hahn.

Tashmë shtoi ai, BE dhe Shqipëri janë gati partner biznesi kur bëhet fjalë për këtë lloj investimi. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të hartohet dhe një kalendar nga BE, duke theksuar rëndësinë e administratës në këtë proces, duke kërkuar njerëz me njohuri në çdo institucion.

“Nëse do të mund ta thoja në këtë këndvështrim jemi gati partner biznesi kur bëhet fjalë për këtë lloj investimi dhe prania ime në tiranë ka veçanërisht përurimin e procesit të vlerësimit analitik dhe ky është hapi i parë i procesit të negociatave që shtrihet para nesh. Mendova se do ishte me dobi e rëndësi të sinjalizohej sa më shpejt të ishte e mundur pas vendimit të këshillit që të isha këtu dhe të nisnim këtë proces për të mos humbur kohë e për të mos pritur deri në vjeshtë”, vijoi ai.
***

Qeveria shqiptare ka organizuar një takim me eurokomisionerin Johannes Hahn në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot nis faza përgatitore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit ka falenderuar Hahn për mbështetjen dhe u shpreh se nisja e kësaj faze nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm por i vështirë dhe që kërkon një përkushtim solemn nga politika.

“Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv ku sic dihet për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë. Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij sëbashku me Mogerini dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretare.

Prej sot dhe deri në pranverën e vitit që vjen ne jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi, për të fuqizuar progresivisht të gjitha njësitë kordinuese të procesit të negocimit për anëtarësim në BE. Ne i kemi analizuar resht për resht qoftë rekomandimin e komisionit qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip”, tha Rama

Komisioneri Hahn deklaroi se procesi po futet në një fazë që do të jetë shumë kërkuese për të dyja palët.

Komisioneri bëri thirrje për vazhdimin e reformave.

“Po hyjmë në një fazë të re që do të jetë kërkuese për të dyja palët. Qysh prej fillimit të shtatorit do të zhvillohen takime në Bruksel duke u ndaluar tek kapitulli 24.

Do të jetë thelbësore që të caktohen burime në personel që të përballeni me këtë proces. Në çdo ministri të linjës do tju duhet një personel i mjhaftueshëm me përvojë që do të negociojë me ne, spse nuk mund tja lini në dorë vetëm Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrisë.

Do të negocioni, jo vetëm me ne por edhe me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë këtë procedurë kaq të rëndësishme.

Jam i sigurt që të gjithë jeni të vetëdishëm që rruga nuk ishte i lehtë. Fillimi i procesit analitik nuk do të thotë se po nisni nga e para. Të gjitha reformat që kanë nisur duhet të vijojnë. Shtetet anëtare do ta shohin me kujdes këtë gjë.

Është e rëndësishme të theksohet se 25 shtete anëtare ishin që negociatat të nisnin që dje”, deklaroi Hahn