Life StyleTë fundit

George Clooney, jo vetëm aktori më i paguar

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe, pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë, fitime pa taksa, në periudhën nga 1 qershori, 2017.

Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.

E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.

Grupi muzikor U2 përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

 

Fraksion.com