AktualitetTë fundit

Vendimi për gjyqtarin e fundit të Kushtetueses

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë sot në orën 09:30 vendimin për gjyqtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin.

Dizdari është nje nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar edhe për këtë gjyqtar probleme me pasurinë si dhe me pastërtinë e figurës, pasi sipas verifikimeve përkatëse ai shoqërohet me persona me precedentë penalë, ndër të cilët përmendet edhe nipi i tij.

Por avokati mbrojtës i Dizdarit deklaroi se pasuria e këtij të fundit dhe e personave të lidhur me të është e justifikueshme.

Trupa gjykuese që do të japë vendimin për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

 

Fraksion.com