Takim SHBA – Koreja e Veriut për kthimin e eshtrave të ushtarëve
Gjeneralë nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut u takuan të dielën për të diskutuar lidhur me rikthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë që luftuan në Luftën e Koresë.
Ata u takuan në fshatin kufitar Panmunjom, në zonën e çmilitarizuar, sipas burimeve koreane.
Hera e fundit kur u takuan gjeneralët amerikanë dhe koreanoveriorë ishte 9 vjet më parë.
Çështja e rikthimit në atdhe të eshtrave të ushtarëve amerikanë, u diskutua në samitin historik të muajit të kaluar që u zhvillua në Singapor mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.
Fraksion,com