AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti i NATO-s, Der Spiegel: Shqipëria, i vetmi vend që u përgëzua nga Trump

Gazeta gjermane “Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim samitit të NATO-s ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve anëtare, mes tyre edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në artikullin e Der Spiegel, flitet edhe për Shqipërinë dhe bisedën që Kryeministri Edi Rama, zhvilloi me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit.

Në shkrim thuhet se Shqipëria ishte i vetmi vend që u përgëzua nga Trump, ndërkohë që vetë Rama, zhvilloi një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Përgjatë pushimit, kryeministri Edi Rama, u takua me kancelaren gjermane. Vendi i tij u përgëzua nga Trump, por ai nuk donte të krijonte në sytë e Merkelit perceptimin e “nxënësit” model të Trump.”-thuhet në shkrim.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, mori pjesë në samitin e NATO-s, që u zhvillua pak ditë më parë në Bruksel, ku zhvilloi disa takime me krerët kryesorë të disa shteteve. Rama u takua me Presidentin Trump, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kancelaren Merkel dhe të tjerë kryeministra e presidentë shtetesh që ishin të pranishëm.

 

Fraksion.com