Meshkuj apo femra? Ja se si i duan shefat shqiptarët; Kryesojmë rajonin për….
Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër. Në Barometrin e Ballkanit, të anketurave u është drejtuar pyetja: “A preferoni të keni një shef mashkull apo femër në punë”. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur që nuk kanë ndonjë preferencë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, pasi vendet e tjera janë treguar më indiferente në preferencat e tyre. Psh për 73% të shtetasve serbë, apo 70% të atyre nga Kosova, nuk ka rëndësi gjinia e shefit. Kjo peshë ulet në 60% në Bosnjë dhe 57% në Maqedoni.
Por, si ndahet preference mesa tyre që e kanë cilësuar nëse duan një femër apo mashkull si drejtues. 24% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur që do të donin të kishin një shef mashkull, më e larta së bashku me Maqedoninë. Më e ulëta është në Kosovë me 12%.
E lartë është preferenca edhe për drejtueset femra, me 23% të të anketuarve shqiptarë. Kjo është dukshëm, përqindja më e lartë në rajon, nga 14% që është mesatarja rajonale dhe pas nesh renditen Maqedonia me 19%, Kosova me 18%, Bosnja me 17% dhe Mali I Zi me 16%. Dukshëm bien në sy serbët, që nuk duan të drejtohen nga një grua. Vetëm 7% e tyre kanë deklaruar se do të donin që të drejtoheshin nga një femër.
Sipas raportit që shoqëron Barometrin, për gjithë rajonin, ndërsa shumica e të anketuarve (65%) nuk kanë preferencë kur bëhet fjalë për gjininë e shefit të tyre, nga ata që bëjnë, shumica preferojnë meshkuj (21%) dhe më pak femra (14%). Përqindja e të anketuarve që preferojnë shefin mashkull është më e madhe se ata që preferojnë mbikëqyrësit femra në të gjitha ekonomitë, përveç në Kosovë , ku një përqindje më e lartë favorizon menaxheret gra (18% për femrat dhe 12% për meshkujt). Në Shqipëri, të dy grupet janë pothuajse identike (23% për femra dhe 24% për meshkuj). Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të anketuarve, të cilët preferojnë të drejtohen nga femra.
Raporti thekson se gratë dhe të anketuarit të cilët e vlerësojnë statusin e tyre social si mbi mesataren kanë të ngjarë të jenë më në favor të kenë një shefe femër, në krahasim me mashkull.
Fraksion.com