Katër nga pesë të diplomuar në BE janë të punësuar
Në vitin 2017, mbi 80 për qind e të diplomuarve të rinj në Bashkimin Evropian (BE) ishin të punësuar dhe ky është viti i katërt radhazi që norma e punësimit për të sapodiplomuarit është rritur.
Malta me 95 për qind, Gjermania me 91 për qind, Holanda dhe Republika Çeke me 90 për qind regjistrojnë shkallën më të lartë të punësimit për të diplomuarit e rinj.
Në anën tjetër, shkalla më e ulët e punësimit për të diplomuarit e rinj ishin në Greqi me 52 për qind dhe Itali me 55 për qind.
Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, shkalla e punësimit për të diplomuarit e rinj të BE me arsim të lartë në vitin 2017 ishte 85 për qind, ndërsa shkalla korresponduese për të diplomuarit profesional, në nivelin e mesëm të lartë ishte 77 për qind. Shkalla e punësimit për të diplomuarit e përgjithshëm ishte dukshëm më i ulët apo 64 për qind.
Fraksion.com