AktualitetBota+Të fundit

Gazë: armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit

Burime palestineze thonë se Izraeli dhe militantët në Gazë kanë arritur një marrëveshje armëpushimi, me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Marrëveshja u arrit pas dhunës të së shtunës, kur palestinezët hodhën gurë ndaj izraelitëve në kufi dhe Izraeli u përgjigj me sulmet më të mëdha ajrore në Gazë që nga lufta e vitit 2014.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se nga bombardimet u vranë dy djem të rinj palestinezë. Që nga rifillimi i protestave në Gazë, atje janë vrarë mbi 100 ëalestinezë.

Izraeli ka pësuar disa dëme, kryesisht djegje, nga pajisjet shpërthyese që kanë hedhur palestinezët matanë kufirit. Protestuesit po ashtu kanë djegur gomat e makinave të forcave izraelite me bombat e tyre artizanale.

Palestininezët thonë se protestat e tyre shprehin kundërshtimin ndaj planit të autoriteteve izraelite për shkatërrimin e një fshati beduinësh në Bregun Perëndimor

 

Fraksion.com