Çmenduria e tifozerisë ngatërron Eduart Selamin me tifozin e vjetër të Francës
Finalja e djeshme e Botërorit është ndjekur edhe në Tiranë nga nje numer masiv njerezish.
Në sheshin “Skënderbej”, kryetifoze e Kroacisë ishte padyshim ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. Dhe krahas saj ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, pasi kishte stampuar në faqe ngjyrat e flamurit francez. Ka qenë për humor pak nje situate sepse krahas tyre eshte ngaterruar Eduart Selami, me nje tifoz te vjeter tiranas te Frances.
Plarent Tabaku, qe ben tifo qe nga viti i larget 1982 per ekipin francez, eshte habitur qe e kane nderruar, por me shume se çdo gje per te ka pasur vlere fitorja e ekipit te tij.
Me sportivitetin e tij dhe ne ngazellimin e dites se fitores se “Gjelave”, ai eshte mjaftuar duke e kaluar disi me humor kete situate.