Detajet pë vrasjen në Shkodër: Kush ishte ish-polici e bashkëjetuesja; Në makinë dhe një fëmijë
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij.
Sipas informacioneve mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2 vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Viktimat ishin 30-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, 27 vjeç
Fraksion ka mundur të sigurojë dhe një foto të viktimës ish-efektivit të policisë dhe të bashkëjesueses së tij që u vranë sot në mëngjes në makinën e tyre.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata janë qëlluar në makinë sapo e kanë parkuar atë.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, por ende nuk dihen rrethanat e plota të saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë në Shkodër.