Life StyleTë fundit

A ndikon darka e vonë në shtimin e peshës?

Të ngrënit pas orës 8-të në mbrëmje, nuk ndikon në shtimin e kilogramëve të tepërt. Studiuesit në “King’s College” në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.

Studimet e mëparshme tregonin se orari i ngrënies është i rëndësishëm për peshën e trupit, por situata ndryshon kur bëhet fjalë për fëmijët.

Në studimin e ri janë analizuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.

Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com