AktualitetTë fundit

Rikthehet Fatos Nano

Ish- kreu i ekzekutivit shqiptar Fatos Nano është një ndër figurat më të njohura të politikës.

Edhe pse prej vitesh i tërhequr nga jeta politike ai vijon të gëzojë një reputacion të lartë në vend.

Nano jeton në Vienë, por nuk mungojnë edhe vizitat e tij të herë pas hershme në Shqipëri.

Sot ai është shfaqur në një aktivitet që po mbahet në Golem të Durrësit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano është fotografuar nga Express në krah të Ali Ahmetit dhe ish- ministrit Sabit Brokaj.

Pasi përfundoi shkrepjet me njerëzit që kërkojnë gjithmonë një fotografi me të, Ora News e pyeti nëse mund të rikthehet ndonjëherë sërish në politikë. Nano tha se këto aktivitete janë dëshmi që ai nuk e ka lënë ndonjëherë politikën por vetëm kaq, sepse siguroi se politikës aktive të kulisave të Tiranës nuk do t’i rikthehet.

Është folur shumë për rikthime të mundshme në politikë, për një përmirësim të raporteve me kryeministrin, ti lëmë thashethemet, na jepni dot një përgjigje si është e vërteta?

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm ?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.

Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

Ish kryeministri Fatos Nano aktualisht jep kontributin e tij edhe pranë një firme lobimi politik të quajtur Alber and Geiger, duke përfaqësuar interesat e klientëve në nivelet më të larta të lidershipit të Bashkimit Europian.

 

Fraksion.com