AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: ByPass-i i Tepelenës, përfundon brenda 24 muajve

Sot  kanë nisur punimet e Projektit për ByPass-in e Tepelenës, i cili lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.

Kryeministri, Edi Rama, i cili ka inspektuar punimet së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e vlerësoi këtë si një projekt  me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës.

“Çelim një kantier me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të Tepelenës, e cila siç mund ta dëshmojnë të gjithë banorët është në një proces transformim rrënjësor dhe është në rrugën e kthimit të potencialeve të jashtëzakonshme pas dekadash harrese. Sot ne çelim kantierin për bypass-in një vepër e përfolur për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtueshme të bypass-ve, e cila mjafton për të ilustruar më së miri se sa shumë kohë dhe energji si dhe para janë humbur më kot, për vite e vite të tëra në përpjekjen e dështuar për të ndërtuar bypass-in”, tha ai.

Kryeministri Rama  tha se qeveria e mëparshme, ka pasur mungesë së plotë të përgjegjësisë të proceseve të punës

“Ka dështuar bypassi i Fierit dhe ai i Tiranës. Kemi para syve një dështim të mungesë së plotë të përgjegjësisë të proceseve të punës. Bypass- i Fierit dhe i Vlorës tanimë janë në procesin e rilidhjes së kontratave, pasi i detyruam t’i anulojmë kontratat abuzive dhe projektet pa logjike dhe pasi në Bashkëpunim më Bankën Europiane rimodeluam skemën e financimit të tyre. Në fillim të Gushtit hapen ofertat dhe jemi besim plotë se brenda Shtatorit por në rastin më të keq mund të ketë dhe ankimime në Tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më dhe bypasi i Fieri do të jetë gati sezonin e ardhshëm, ndërsa ai i Vlorës do dhe pak kohë. Ndërsa ka nisur puna për bypass-in e Milotit i cili është në funksion të lidhjes së re që në do të bëjmë më fillimin e punës së rrugës ë re Milot- Balldren”.

Ky bypass përmbush të gjithë nevojat e qarkut tha kryeministri.

“Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar. Kjo rrugë siç është konceptuar përmbush të gjitha nevojat e qarkut, duke garantuar hyrjet e daljet qoftë në qytet, qoftë në zonat rurale. Falë këtij bypassi do të shkurtohet distanca me shumë fshatra. Do të shoqërohet dhe më investim në zonat rurale”

Gjatësia e segmentit 2.3 km do të ketë 2 korsi nga 3.7 m. Punimet parashikojnë mbrojtjen lumore poshtë kalasë, mbjellje pemësh përgjatë rrugës,  përmirësimin e aksit mbi aksin ekzistues dhe nyjës në hyrje të qytetit të Tepelenës, i cili pritet të sjellë lehtësi në qarkullim.

Po ashtu, projekti me vlerë 2.87 mld lekë parashikon edhe ndërtimin e një rrethrrotullim në sheshin ‘Ali Pasha’, zgjerimin e rrugës dhe krijimin e trotuareve për këmbësorët.

Ndërkohë, muri i kalasë do t’i nënshtrohet pastrimit dhe rehabilitimit, ndërsa do të gjelbërohet gjithë zona përreth.

Punimeve, pritet të përfundojnë plotësisht brenda 24 muajsh.

 

Fraksion.com