Pakistan: Arrestohet ish kryeministrit Nawaz Sharif dhe vajza e tij
Autoritetet në Pakistan kanë burgosur kryeministrin e larguar nga detyra të Pakistanit, Nawaz Sharif mbi akuzat për korrupsion. Turma të mëdha u mblodhën në Lahore, kur Sharif kthehej po kthehej të premten nga Londra. Ayesha Tanzeem e Zërit të Amerikës bisedoi me zyrtarë të partisë së tij në aeroportin e Lahores.
Dhjetëra mijëra vetë iu bashkuan një marshimi në Lahore të organizuar për të pritur në aeroport kryeministrin e rrëzuar nga posti të Pakistanit Nawaz Sharif dhe vajzën e tij Maryam. Por shumica e njerëzve nuk mundën të arrinin atje. Autoritetet kishin vendosur kontejnerë të rëndë, për të bllokuar rrugët.
Shërbimi i celularit në qytet u bllokua, duke e bërë të vështirë organizimin dhe planifikimin e mitingut. Zyrtarët e partisë folën për arrestime të anëtarëve të partisë në ditët para tubimit.
Por përkrahësit nuk u frikësuan:
“Ne do të jetojmë dhe vdesim për partinë e Sharifit. Qindra mijëra vetë do të shkojnë në aeroport”- tha një përkrahës.
Qeveria e përkohëshme e rajonit të Punxhabit, e zgjedhur me synimin për të mbajtur zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të qeverisë së mëparshme, tha se nuk kishte patur kërkesë zyrtare për leje, prandaj partia nuk kishte të drejtë të organizonte marshimin. Ata urdhëruan ndalimin e tubimeve publike në të gjithë qytetin.
Nawaz Sharif dhe vajza e tij u arrestuan menjëherë pas uljes së avionit dhe u dërguan në kryeqytetin Islamabad.
Një javë më parë, një gjykatë anti-korrupsioni i kishte dënuar të dy ata, nën akuzat për korrupsion.
Përkrahësit e tyre, megjithatë, refuzuan ta besonin vendimin e gjykatës, sepse mendojnë se ata ishin dënuar ngaqë kishin folur kundër institucionit të fuqishëm të ushtrisë së Pakistanit.
“Ky nuk është një rast korrupsioni. Në këtë vend edhe kryeministrat e kaluar janë dënuar, ose vrarë. Këtu forcat e fshehura luajnë një rol të madh”. – tha një përkrahës.
Pavarësisht largimit të Sharifit nga Lahore, partia e tij e vazhdoi marshimin, duke u përplasur në disa vende me policinë.
Kthimi i dy Sharifëve, pas thënieve se ata do të arrinin një marrëveshje me ushtrinë dhe do të largoheshin nga jeta politike, duket se e ka ringjallur partinë e tij. Analistët politikë thonë se arrestimi i tyre mund të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Pakistan.
Fraksion.com