Bashkë me Era Istrefin edhe Arilena Ara; Ja ç’do të ndodhë nesër në finale e botërorit
Kështu siç shkojnë punët e lajmeve në Shqipëri, nuk mund t’I marrësh asnjëherë gjërat për të vërteta ama lajmet e deritanishme pohojnë se përveç Era Istrefit (e cila u tha se do këndonte në hapjen e kampionatit botëror por nuk ndodhi kështu) do të jetë edhe këngëtarja bukuroshe Arilena Ara.
Menaxheri i saj ka sqaruar fansat më gjatë lidhur me këtë çështje.
“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”
Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.
“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi Kola, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”
Nuk ngelet veçse të presim e të shohim por mos u zhgënjeni edhe nëse asnjëra prej të dyjave nuk shfaqet…
Fraksion.com