Life StyleTë fundit

Meghan Markle si të gjitha ne; Për makeup-in i beson vetëm një personi

Edhe pse ka vetëm dy muaj që është bërë pjesë  e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në botë, Meghan Markle ka arritur shumë shpejt të fitojë zemrat e të gjithëve.

Dukeshës së re të Sussex-it i është dashur të përballet me një sërë ndryshimesh këto kohë.

Kjo gjë është mëse e kuptueshme duke patur parasysh statusin e saj të ri. Këto ndryshime prekin pothuaj çdo aspekt të jetës së saj, madje edhe disa gjëra tejet feminile siç është për shembull make up-i.

Ajo njihet nga të gjithë si ikona e thjeshtësisë dhe në të gjitha daljet publike, Meghan ka zgjedhur të ruajë linjat e pastra, aq sa shpeshherë duket sikur nuk ka grim fare.

Dhe sigurisht që merita për këtë nuk është domosdoshmërisht e ndonjë profesionisti, profesionisteje.

Në shumicën e rasteve Meghan zgjedh të bëjë vetë grimin, përveç rasteve ku ka vizita impenjative. ‘’Less is more’’ dhe Meghan e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër.

 

Fraksion.com